Ministrja britanike paralajmëron burgosjen e avokatëve që ndihmojnë emigrantët e paligjshëm në Britani
2023-08-07 15:54:24

Emigrantet (Foto Progressivepain)

Emigrantet (Foto Progressivepain)

Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, deklaroi se avokatët që ndihmojnë azilkërkuesit për të mashtruar sistemin britanik të emigracionit duhet të burgosen

Duke folur për nevojën që Britania të shihet si një mjedis armiqësor për azilkërkuesit, ministrja Braverman theksoi se ata që paraqesin pretendime të rreme për azil dhe të drejtat e njeriut në emër të emigrantëve të paligjshëm duhet të burgosen, shkruan “Panorama”.

Braverman u shpreh se një qëndrim i tillë do të pengonte kriminelët dhe mashtruesit që përpiqen të mashtrojnë sistemin. Ajo gjithashtu vuri në dukje se legjislacioni ekzistues tashmë lejon dënime të përjetshme për ata që ndihmojnë në mënyrë të paligjshme emigrantët.

Sipas Aktit të Emigracionit 1971, është një vepër penale të ndihmosh me dashje ata që kërkojnë azil për të shkelur ligjet e imigracionit.

Deklaratat e Braverman u bë pas lajmit se bandat e trafikimit të shqiptarëve po u ofrojnë kriminelëve mundësinë për të ikur nga Britania përtej Kanalit për një çmim prej 2500 paund. (Fatosi)