
Britania (Foto Atsh)
Një paralajmërim për rrezik jete u lëshua në Britaninë e Madhe, pasi stuhia “Antoni” goditi disa pjesë të vendit duke sjellë shi të dendur dhe erëra të forta.
“Rënia e pemëve, rrëshqitjet dhe strukturat e papërshtatshme të ndërtesave janë disa nga rreziqet që njerëzit duhet të kenë kujdes. Fluturimi i sendeve mund të çojë në lëndime ose rrezik për jetën”, njoftoi Zyra Meteorologjike britanike.
Shumë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në North Yorkshire për shkak të përmbytjeve, pas shiut të dendur, njofton “ATSH”.
Policia e Cleveland bëri të ditur se banorët në Loftus dhe Carlin How u evakuuan dhe shërbimi zjarrfikës dhe autoritetet lokale po mbështesin të prekurit.
Zonat brenda paralajmërimit të verdhë për stuhi mund të shohin 15 deri në 25 mm shi në më pak se një orë dhe 30 deri në 40 mm në dy deri në tre orë. (Fatosi)
