CFP
Indeksi i Prosperitetit të Logjistikës së Kinës për korrikun ishte 50.9%, duke shënuar rritje dhe duke reflektuar një kërkesë të qëndrueshme të përgjithshme logjistike dhe një prirje të favorshme, njoftuan Federata Kineze e Logjistikës dhe Blerjeve dhe Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), citon “Xinhua”.
Për sa i përket kërkesës së tregut, indeksi i porosive të reja për industrinë e logjistikës në korrik ishte 50.6%, duke u rritur me 0.2 pikë përqindje krahasuar me një muaj më parë.
Indekset e reja të porosive për transportin hekurudhor, rrugor dhe ajror, si dhe logjistikën e magazinimit dhe postën ekspres kanë shënuar të gjitha rritje.
Ndër të gjitha, indeksi i volumit të biznesit për transportin rrugor ishte 53.9%, në rritje të vazhdueshme që nga muaji maj; indeksi i volumit të biznesit për transportin ajror rezultoi 53.2%, një rritje prej 1.2 pikë përqindje krahasuar me qershorin; Indeksi i volumit të biznesit për postën ekspres në muajin korrik ishte 66.5%, duke mbetur në një zonë me prosperitet të lartë.
Industria e logjistikës në Kinë pati prirje relativisht të favorshme në përmirësimin e porosive të reja, deklaroi Liu Yuhang, drejtor i Qendrës së Informacionit të Logjistikës në Kinë.
Sipas tij, kërkesa e Kinës për logjistikë mbetet relativisht e fortë, veçanërisht në fushat e mallrave të konsumit, tregtisë elektronike dhe prodhimit të energjisë së re. (Fatosi)