Ekipet e shpëtimit të Kryqit të Kuq evakuojnë mijëra persona në qytetin Hebei të prekur nga përmbytjet
2023-08-07 15:47:29

CFP

CFP

Ekipet e shpëtimit të Shoqatës së Kryqit të Kuq të Kinës (RCSC) kanë evakuuar 1475 njerëz në qytetin e prekur nga përmbytjet, Zhuozhou, provinca Hebei e Kinës veriore, njoftoi Kryqi i Kuq, citon “Xinhua”.

RCSC-ja kishte dërguar 14 ekipe shpëtimi me mbi 200 anëtarë në Zhuozhou pasi stuhitë e shiut goditën qytetin.

Kryqi i Kuq ka ndarë 7700 artikuj të ndihmave për fatkeqësitë, duke përfshirë tenda dhe shtretër të konvertueshëm, si dhe ka akorduar 20 milionë juanë (rreth 2.8 milionë dollarë amerikanë) për njerëzit e prekur në Pekin, Tianjin dhe Hebei për të rivendosur jetën normale. Kryqi i Kuq ndau gjithashtu më shumë se 2.5 milionë juanë ndihma humanitare për Zhuozhou.

Pas ditë përpjekjesh kërkimi dhe evakuimi, ekipet e RCSC-së filluan të shtunën dezinfektimin e zonave të banuara dhe tregtare në qytet. (Fatosi)

CFP

CFP