Universiada, dita e 9-të: Kina del kampione në volejboll për femra, Qin Haiyang fiton medaljen e tretë të arit në not
2023-08-07 16:50:58

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Atletika, kanotazhi, tenisi dhe basketbolli përfunduan konkurrimet e tyre në Lojërat e 31-ta Universitare Botërore të Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare (FISU) të dielën, me Kinën që vijon të kryesojë tabelën e medaljeve.

Atletët kinezë triumfuan në stafetën 4X100 metra për meshkuj e femra, ndërsa atletët turq fituan tre tituj në gjysmëmaratonën për meshkuj dhe si ekip për femra dhe meshkuj në Chengdu në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore.

Në kanotazh, sportistët kinezë fituar katër ndër 15 medaljet e arit, së bashku me dy medalje argjendi dhe katër bronzi.

Gjithashtu, ekipi kinez mundi ekipin e Japonisë 3-0, përkatësisht 29-27, 29-27 dhe 25-22, duke fituar kurorën në volejboll për femra.

Në not, Qin Haiyang i Kinës fitoi medaljen e tretë të arit në stil bretkosë, pikërisht në 50 metra, pasi fitoi në 100 metra të mërkurën dhe në 200 metra të premten.

Një numër prej 46 medaljesh ari u dhanë gjithsej të dielën.