Indeksi i mallrave me shumicë në Kinë shënoi rënie në korrik
2023-08-07 18:41:06

CFP

CFP

Indeksi që ndjek zhvillimin e tregut të mallrave me shumicë në Kinë shënoi rënie në korrik, por regjistroi performancë më të mirë për sa i përket konsumit jashtë sezonit, treguan të dhënat e industrisë, njofton “Xinhua”.

Indeksi i mallrave me shumicë në Kinë qëndroi në 102.3 për qind muajin e kaluar, 0.5 pikë përqindje më poshtë krahasuar me atë të regjistruar në qershor, sipas Federatës Kineze të Logjistikës dhe Blerjeve.

Një lexim mbi 100 tregon zgjerim, ndërsa një lexim nën 100 pasqyron tkurrje.

Federata theksoi performancën më të mirë të tregut të mallrave me shumicë të Kinës jashtë sezonit të konsumit të këtij viti, i cili mbulon qershorin dhe korrikun.

CFP

CFP

Kërkesa e brendshme mbeti relativisht e qëndrueshme me mbështetjen e një sërë politikash që synojnë nxitjen e konsumit dhe zgjerimin e investimeve, sipas federatës, duke vënë në dukje se oferta dhe kërkesa e tregut u bënë më të balancuara në korrik.

Federata pret që tregu i mallrave me shumicë në Kinë të vazhdojë rimëkëmbjen e qëndrueshme në gusht. (Fatosi)