Largimi i Rusisë nga marrëveshja e drithërave sjell një valë të re çmimesh në rritje
2023-08-07 19:18:06

CFP

CFP

Çmimet globale të ushqimeve po rriten, një muaj pas largimit të Rusisë nga marrëveshja për lejimin e kalimit te sigurt të anijeve që transportonin grurë nga portet ukrainase, njofton “RTSH”.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) bëri të ditur se indeksi global i çmimeve të ushqimit u rrit në korrik me 1.3% krahasuar me të njejtën periudhë të një muaji më parë, duke shënuar rritjen e dytë radhazi pas një viti me çmime ne rënie të qëndrueshme që nga arritja e marrëveshjes së grurit.

Ndërkohë, indeksi mujor, i cili mat një sërë mallrash ushqimore, në rënie me 12% krahasuar me korrikun 2022, me vendimin i Rusisë për t'u tërhequr nga marrëveshja i është rikthyer rritjes se çmimeve te drithërave dhe vajit të lulediellit.

Marrëveshja e negociuar nga OKB-ja dhe Turqia u rinovua tre herë, por Rusia kishte kërcënuar edhe më parë se do të tërhiqej, duke argumentuar se ishte penguar eksportimi i produkteve të saj.

CFP

CFP

Sipas Kombeve të Bashkuara, Ukraina është eksportuesi më i madh i vajit të lulediellit, me 46% të eksporteve botërore. (Fatosi)