Pajisjet që përmbajnë “HarmonyOS” të “Huawei” i tejkalojnë 700 milionë
2023-08-07 18:44:07

CFP

CFP

Numri i pajisjeve që përmbajnë “HarmonyOS”, sistemi operativ i zhvilluar nga gjiganti kinez “Huawei”, i ka tejkaluar 700 milionë, njoftoi kompania, citon “CGTN”.

Në konferencën vjetore të zhvilluesve, të mbajtur në Dongguan, në provincën Guangdong të Kinës jugore, “Huawei” lançoi “HarmonyOS 4”, si dhe një komplet zhvillimi të përmirësuar rishtazi dhe versionet e paraafishimit të zhvilluesve të sistemit operativ.

Yu Chengdong, drejtori ekzekutiv i kompanisë dhe drejtori ekzekutiv i biznesit të konsumatorit, njoftoi se rreth 2.2 milionë zhvillues kanë investuar për “HarmonyOS”.

CFP

CFP

“|HarmonyOS” është një sistem operativ me burim të hapur i krijuar për pajisje të ndryshme, duke përfshirë ekranet inteligjente, tabletët, pajisjet e veshura dhe makinat.

Sistemi u lançua për herë të parë në gusht 2019. (Fatosi)