Ura e kanionit të madh mbi lumin Huajiang në Kinë pritet të bëhet ura më e lartë në botë
2023-08-07 16:33:25

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Një urë e varur në ndërtim në kanionin e madh mbi lumin Huajiang në provincën Guizhou të Kinës Jugperëndimore, pritet të bëhet ura më e lartë në botë pas përfundimit në vitin 2025.

Me një lartësi vertikale prej 625 metrash nga dyshemeja e urës deri poshtë në sipërfaqen e ujit, ura e kanionit të madh Huajiang ka një gjatësi të përgjithshme prej 2 980 metrash, ndërsa harku kryesor i urës është 1 420 metra.

Struktura kryesore e urës pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2024 dhe ura planifikohet të vihet në përdorim në fillim të 2025-s.

Pas përfundimit, ura do të shkurtojë kohën e udhëtimit nëpër kanion nga 70 minuta në një minutë.