Sciretti: Universiada do të ndikojë në rritjen dhe punësimin e të rinjve
2023-08-07 18:10:18

Gjatë intervistës së dhënë ditët e fundit për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), kryetari i Komisionit Organizator të Universiadës Dimërore të Torinos 2025 Alessandro Ciro Sciretti u shpreh se universiada botërore ka rëndësi për ndërthurjen e shëndetit fizik dhe shëndetit mendor të studentëve dhe ndihmon në rritjen e gjithanshme të të rinjve të vendeve të ndryshme, çka do të ushtrojë ndikim të rëndësishëm në rritjen dhe punësimin e të rinjve në të ardhmen.

Sciretti tha se ai e ka përjetuar nga afër shpirtin sportiv me respekt të ndërsjellë e gjithëpërfshirje të studentëve të vendeve të ndryshme gjatë ndeshjeve e garave.

Sipas tij, punët organizatore dhe garantuese të Universiadës së Chengdu-së janë të mrekullueshme dhe vullnetarët e përkushtuar i kanë lënë përshtypje të thellë. "Qytetarët e Chengdu-së janë mikpritës, ata kanë sjellë atmosferën e universiadës në rrugët e qytetit," theksoi  Sciretti.

Universiada e 32-të Botërore Dimërore do të zhvillohet nga 13 deri më 23 janar në Torino të Italisë. Pas vizitës në disa universitete në Chengdu, Alessandro Ciro Sciretti shprehu shpresën se shkollat e larta të të dy qyteteve do të forcojnë bashkëpunimin e shkëmbimet për të ndarë përvojën e organizimit të universiadës. (Fani)