CFP
Kina është e gatshme të punojë me Emiratet e Bashkuara Arabe për të thelluar sinergjinë e strategjive të zhvillimit, për të forcuar investimet e dyanshme dhe për të ofruar më shumë rezultate të bashkëpunimit të nivelit të lartë, në mënyrë që së bashku të thellohen dhe konsolidohen marrëdhëniet Kinë-Emiratet e Bashkuara Arabe, deklaroi zyrtari i lartë kinez, Wang Yi, njofton “CGTN”.
Gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Wang vuri në dukje se Emiratet e Bashkuara Arabe janë një partner i rëndësishëm strategjik i Kinës në Lindjen e Mesme.
Nga ana e tij, sheikuAbdullah tha se Kina nuk është vetëm një partner i rëndësishëm ekonomik i Emirateve të Bashkuara Arabe, por edhe një partner strategjik gjithëpërfshirës.
Duke vënë në dukje se Emiratet e Bashkuara Arabe vlerësojnë miqësinë dypalëshe, ai tha se Emiratet e Bashkuara Arabe janë të gatshme të punojnë me Kinën për të shfrytëzuar mundësinë për të promovuar zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe për të arritur më shumë rezultate bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët dhe çështjet shumëpalëshe. (Fatosi)