Kinë, 16 milionë persona preken nga fatkeqësitë natyrore gjatë muajit korrik
2023-08-06 17:50:18

Fatkeqësitë natyrore, duke përfshirë përmbytjet, tajfunet dhe rreshqitjet e dheut, kanë prekur më shumë se 16 milionë persona në Kinë, duke shkaktuar 147 viktima ose të zhdukur. Humbjet e drejtpërdrejta ekonomike nga fatkeqësitë natyrore arritën në 41.18 miliardë juanë (rreth 5.74 miliardë dollarë) gjatë muajit korrik, më e rënda e këtij viti, sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave të Kinës.

foto: VCG

foto: VCG

Njëkohësisht, 703 mijë persona u zhvendosën me urgjencë nga vendbanimet e tyre. Fatkeqësitë shkaktuan gjithashtu shembjen e 4.300 shtëpive, dëmtime të rënda të 8.400 të tjerave dhe dëme të vogla për afro 40 mijë banesa. Sipas ministrisë, rreth 3.134 mijë hektarë tokë bujqësore janë ndikuar nga fatkeqësitë. 

foto: VCG

foto: VCG

Po bëhen përpjekje për të siguruar që popullata e prekur të mund të marrë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme gjatë kësaj periudhe sfiduese.

Qeveria kineze po punon në mënyrë aktive për të zbutur ndikimin nga fatkeqësitë natyrore dhe për të zvogëluar ndikimin e efekteve shkatërruese në jetën dhe pronat e popullit. (Li Huailiang/Edmond)