Kina do të përshpejtojë zhvillimin e marikulturës në det të thellë dhe të largët
2023-08-06 16:29:37

Kina do të përshpejtojë zhvillimin e marikulturës në det të thellë dhe në det të largët, ndërsa bën përpjekje për të mbrojtur sigurinë ushqimore të vendit, sipas një zyrtari të Ministrisë së Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale.

foto: VCG

foto: VCG

Sipas ministrisë, zhvillimi i marikulturës në zonat e detit të thellë është i favorshëm për rritjen e furnizimeve me ushqim detar me cilësi të lartë dhe për përshpejtimin e përmirësimit të marikulturës, duke mbrojtur mjedisin ekologjik detar, citon “Xinhua”.

Kërkesa në rritje për produkte detare dhe një rënie e vazhdueshme në zonat e kultivuara në det të hapur nënkuptojnë se industria e marikulturës në det të thellë dhe në det të largët ka potencial të madh zhvillimi, njoftoi ministria.

Kina ka bërë përparim në avancimin e teknologjisë së marikulturës dhe mbarështimit selektiv. Prodhimi i saj i marikulturës në det të thellë ishte 393,000 tonë në vitin 2022, duke përbërë mbi 20 për qind të prodhimit të përgjithshëm të produkteve detare të vendit.

foto: VCG

Autoritetet kineze zbuluan së fundi udhëzime që nxisin përpjekjet për të avancuar zhvillimin e marikulturës në det të thellë dhe në det të largët në të gjithë zinxhirin industrial.

Udhëzimet përfshinin masa për të përmirësuar shtrirjen hapësinore të marikulturës, për të promovuar kërkimin dhe zhvillimin e teknologjisë dhe pajisjeve të marikulturës dhe për të intensifikuar monitorimin e standardeve të sigurisë në punë.

Ekonomia detare e Kinës pa një vrull të fortë rimëkëmbjeje në tremujorin e parë të këtij viti, me produktin detar bruto të vendit që u rrit 5.1 për qind nga viti në vit për të arritur në 2.3 trilion juanë (rreth 321.7 miliardë dollarë amerikanë), që përbën 8.2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Kinës, tregojnë të dhënat zyrtare. (Irma)