Kina mbështet procesin e paqes në Kolumbi
2023-08-06 17:52:27

Kina mbështet me vendosmëri procesin e paqes në Kolumbi dhe vlerëson përpjekjet e bëra nga palët respektive për këtë qëllim, tha të shtunën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

foto: VCG

foto: VCG

ZëdhënësI e bëri këtë koment pasi qeveria kolumbiane dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN) njoftuan në fillim të kësaj jave hyrjen në fuqi në mbarë vendin të një armëpushimi 180-ditor.

Realizimi i paqes është një dëshirë e popullit kolumbian, e cila është gjithashtu në dobi të qendrueshmërisë dhe zhvillimit në Amerikën Latine dhe e mbështetur gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, tha zëdhënësi.

foto: VCG

foto: VCG

Kina shpreson se do të bëhen përpjekje të vazhdueshme për të krijuar konsensus për paqen dhe se palët e përfshira mund të luajnë një rol pozitiv në realizimin sa më të shpejtë të paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe zhvillimit të vazhdueshëm në Kolumbi, tha zëdhënësi. (Li Huailiang/Edmond)