Xinjiang i Kinës regjistroi rritje të prodhimit të drithit veror
2023-08-06 17:34:04

foto: VCG

foto: VCG

Prodhimi i drithit veror në Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore tejkaloi 7.01 milionë tonë këtë vit, duke shënuar një rritje prej 460.000 tonësh nga viti 2022, u bë e ditur në një konferencë për shtyp të autoriteteve rajonale, cituar nga “Xinhua”.

Rritja e prodhimit të drithit veror në këtë rajon zë vendin e parë në vend. 

foto: VCG

foto: VCG

Zona e të korrave verore të rajonit u rrit me 792.000 mu (52.800 hektarë) krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në mbi 18.16 milionë mu. 

Deri në fund të vitit 2022, rajoni kishte 50.03 milionë mu tokë bujqësore me standarde të larta, duke përbërë 47.39 për qind të tokës së tij të punueshme. (Irma)