Libani përkujton 3-vjetorin e shpërthimit në Bejrut me mbi 200 viktima
2023-08-06 16:31:37

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Libani përkujtoi 3-vjetorin e shpërthimit tragjik me mbi 220 viktima në kryeqytetin Bejrut. Ngjarja nisi si pasojë e zjarrit në një depo me materiale kimike në portin e anijeve. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa gati 7 mijë persona morën plagë të ndryshme, ndërsa dëmet në prona ishin të pallogaritshme.

Hetimet për ngjarjen janë pezulluar herë pas here për arsye ligjore, ndërsa familjarët e viktimave paralajmëruan një marshim proteste drejt portit, shkruan “RTSH”.

"Kjo është një ditë përkujtimi, hidhërimi dhe proteste kundër shtetit libanez, i cili e politizon kauzën tonë dhe ndërhyn te gjyqësori," tha Rima al-Zahed për agjencinë franceze të lajmeve AFP, motra e njërit prej të vrarëve më 4 gushtin e tre viteve më parë.

Në dhjetor të vitit 2020, kryehetuesi i çështjes, Fadi Sawan, akuzoi ish-kryeministrin Hassan Diab dhe tre ish-ministra për shpërdorim detyre.

Edhe pasardhësi i tij, kryehetuesi Tarek Bitar, ka apeluar për heqjen e imunitetit të deputetëve ish-ministra të kohës kur ndodhi ngjarja, ndërsa Ministria e Brendshme e Libanit ka refuzuar të nxjerrë urdhërarrestet e kërkuara.

Human Rights Watch, një organizatë që monitoron respektimin e të drejtave në botë, njoftoi se mbi 300 organizata simotra dhe individë, të mbijetuar, familjarë të viktimave, njoftoi se i kanë dërguar përsëri një letër Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke i vënë në dijeni se tre vite ndërhyrje politike të