< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Ronela Hajati bashkëpunim me këngëtaren Fifi
2023-08-06 19:23:28

Dy artistet e njohura të skenës janë bërë bashkë për  duetin e tyre të parë me titull “Hajde shpirt”. Këngëtaret pas këtij basjhkëpunimi bënë një testim në rrjetet sociale për ndjekësit e tyre, nëse e pëlqenin këtë këngë. Dukej se kishte shumë komente pozitive, si nga fansat, ashtu edhe nga kolegët e tyre për këtë material muzikor. Ronela Hajati ka pak kohë që publikoi këngën “Si yll”, ndërsa Fifi  momentalisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me Donjeta Morinën. Këngëtaret Fifi dhe Ronela përveç projekteve të shumta muzikore, pritet që të jenë aktive me koncerte gjatë këtij sezoni veror. Ishte këngëtarja Ronela Hajati ajo që e bëri  të ditur bashkëpunimin e tyre, duke shpërndarë imazhe dhe video nga studio muzikore ku shihen të dyja vajzat duke regjistruar këngën.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree