Kina regjistron rritje të numrit të udhëtimeve të pasagjerëve tranzit hekurudhor urban në korrik
2023-08-06 17:05:46

foto: VCG

Numri i udhëtimeve të pasagjerëve të trajtuara nga rrjetet e tranzitit hekurudhor urban të Kinës u rrit me 36.4 për qind në bazë vjetore në korrik, citon “Xinhua” të dhënat zyrtare.

Një total prej 2.66 miliardë udhëtimesh pasagjerësh u kryen përmes rrjeteve të tranzitit urban në 54 qytete muajin e kaluar, që përfaqëson një rritje mujore prej 9.2 për qind, sipas Ministrisë së Transportit.

Shifra ishte gjithashtu 33.8 për qind më e lartë se niveli mesatar mujor në vitin 2019, zbuluan të dhënat.

Në fund të korrikut, Kina kishte në funksionim 296 linja tranziti hekurudhor urban, me një gjatësi totale prej 9,743.5 km, sipas ministrisë. (Irma)