Turbinat e reja në fermën me erë ultra të lartë lidhen me rrjetin në Tibet
2023-08-06 16:04:12

 

foto: VCG

foto: VCG

Pesë turbina të reja me një kapacitet prej 3.6 megavat (MW) secila filluan funksionimin dhe u lidhën me sukses me rrjetin në një fermë me erë ultra të lartë në Tibet, sipas një deklarate nga “China Three Gorges Corporation” (CTGC), zhvilluesi i projektit.

Turbinat janë pjesë e projektit të fazës II të fermës së erës që ndodhet në qytetin Chigu, në qarkun Comai në Tibet. Turbinat janë instaluar në lartësi që variojnë nga 5000 deri në 5200 metra, me një diametër të rotorit prej 160 metrash, thuhet në deklaratë, citon “Xinhua”.

Ferma e erës Chigu është një projekt pionier për kërkimin dhe demonstrimin e teknologjisë në zhvillimin e energjisë së erës në lartësi shumë të larta në Tibet. Ishte gjithashtu projekti i parë i energjisë së erës që u lidh me rrjetin kryesor të energjisë elektrike të Tibetit, duke shënuar një moment historik në zhvillimin e energjisë së erës në rajonet e pllajave në mbarë botën.

Ferma e erës ka një kapacitet total të instaluar prej 72.6 MW. Faza I e projektit të fermës së erës Chigu hyri në veprim në vitin 2021.

Që nga viti 2020, zhvilluesi i projektit CTGC ka përshpejtuar procesin e ndërtimit të fermës së erës. Pas përfundimit të fermës së erës, energjia elektrike e saj në rrjet parashikohet të kalojë 200 milionë kWh në vit, duke kursyer më shumë se 60.000 tonë qymyri. Po ashtu  do të ndihmojë në reduktimin e emetimeve të dyoksidit të karbonit dhe dyoksidit të squfurit çdo vit me përkatësisht rreth 173.000 tonë dhe 20 tonë, sipas zhvilluesit. (Irma)