foto: VCG
Ekonomia detare në Kinë regjistroi rimëkëmbje të fortë në gjysmën e parë të vitit, bëri të ditur Ministria e Burimeve Natyrore.
Produkti bruto detar i vendit u rrit 6 për qind në bazë vjetore në 4.7 trilione juanë (rreth 658.1 miliardë dollarë amerikanë) në gjashtë muajt e parë, duke u përshpejtuar nga rritja 5.1 për qind e regjistruar në tremujorin e parë, shkruan “Xinhua”.
foto: VCG
Prodhimi i naftës bruto dhe gazit natyror në det u rrit përkatësisht me 5.1 për qind dhe 7.2 për qind nga një vit më parë. Me çmontimin e anijeve të vjetra dhe futjen e politikave ndërkombëtare të detyrueshme për reduktimin e emetimeve, kërkesa për anije të reja u rrit gjatë kësaj periudhe, duke rritur performancën e biznesit të ndërtimit të anijeve.
Porositë e reja të marra nga ndërtuesit e anijeve në Kinë për anijet detare u rritën 38.1 për qind në bazë vjetore gjatë kësaj periudhe.
Sipas ministrisë, turizmi detar i vendit pati gjithashtu rimëkëmbje, me trafikun detar të pasagjerëve që u rrit me 130.5 përqind në bazë vjetore. (Irma)