foto: VCG
Mbi 20 persona u plagosën pasi një tërmet me magnitudë 5.5 goditi qytetin Dezhou në provincën Shandong të Kinës Lindore në orën 2:33 të mëngjesit të së dielës.
Zyra e ndihmës ndaj tërmeteve e Këshillit të Shtetit të Kinës dhe Ministria e Menaxhimit të Emergjencave kanë aktivizuar nivelin e katërt për reagimin emergjent pas tërmetit.
foto: VCG
Raportohet se 74 ndërtesa në epiqendër u shembën. Megjithatë, transporti, komunikacioni dhe furnizimi me energji elektrike mbeten normale, tha byroja provinciale e reagimit emergjent, duke shtuar se nuk u zbulua rrjedhje në tubacionet e naftës dhe gazit.
Një ekip i urgjencës dhe i shpëtimit është dërguar në provincën Shandong për të drejtuar punën e shpëtimit dhe ndihmës pas tërmetit. (Li Huailiang/Edmond)