Guangxi i Kinës jugore rifillon fluturimet e pasagjerëve drejt vendeve të ASEAN-it
2023-08-06 17:24:04

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua


Rajoni Autonom Guangxi Zhuang i Kinës jugore rifilloi kohët e fundit shtatë linja fluturimesh ndërkombëtare të pasagjerëve drejt destinacioneve të ndryshme, duke përfshirë Bangkok, Phnom Penh, Singapor dhe Kuala Lumpur, dhe planifikon të përshpejtojë rifillimin e shërbimeve të tilla ajrore në destinacione të tjera në vendet e ASEAN-it, njoftoi “Guangxi Airport Group”.

foto: VCG

foto: VCG

Në prag të Ekspozitës së 20-të Kinë-ASEAN (CAEXPO), e planifikuar të mbahet në Guangxi në shtator të këtij viti, aeroporti lokal në kryeqendrën rajonale Nanning njoftoi së fundmi se do të rifillojë gjithashtu fluturimet e pasagjerëve për në kryeqytetet e shteteve të tjera të ASEAN-it.

Aeroporti Nanning do të kthehet në një nyjë kryesore për fluturimet tranzit nga qytetet kineze në vendet ASEAN-it, shtoi grupi, citon “Xinhua”.

Ndërkohë, aeroporti ka zgjeruar në mënyrë aktive rrjetin e tij të rrugëve të mallrave, me 15 linja të rregullta ndërkombëtare të mallrave të operuara deri më tani këtë vit, duke lidhur Nanning me 16 qytete në 10 vende të Azisë jugore dhe juglindore. (Irma)