
Foto:VCG
Trenat intermodalë hekurudhorë-detarë në Kinë synojnë mbi 9000 udhëtime përgjatë Korridorit të Ri Ndërkombëtar të Tregtisë Tokësore-Detare këtë vit, u bë e ditur në një konferencë shtypi të mbajtur në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugore, citon “Xinhua”.
Trenat intermodalë hekurudhorë-detarë kryen mbi 8820 udhëtime në vitin 2022. Rajoni autonom planifikon të rrisë më tej efikasitetin dhe lidhjen e korridorit përmes edhe ndërtimit të infrastrukturës së re.
Në konferencë u theksua se vitet e fundit ka pasur rritje të shpejtë të xhiros së ngarkesave përgjatë korridorit. Nga viti 2019 deri në vitin 2022, kapaciteti gjithëpërfshirës i xhiros së ngarkesave të portit të Gjirit Beibu në Guangxi u rrit nga 260 milionë tonë në 315 milionë tonë.
Aktualisht, ka 75 rrugë kontejnerësh që lidhin mbi 200 porte në më shumë se 100 vende dhe rajone. Në vitin 2022, vëllimi tregtar i gjeneruar nga rajonet e nivelit provincial përgjatë korridorit nga importet dhe eksportet përmes porteve në Guangxi arriti në mbi 500 miliardë juanë (69.93 miliardë dollarë amerikanë), një rekord i lartë. Në gjysmën e parë të këtij viti, u tejkaluan 290 miliardë juanë, një rritje prej gati 50 për qind në bazë vjetore.
I iniciuar në vitin 2017, Korridori i Ri Ndërkombëtar i Tregtisë Tokësore-Detare është një vendkalim tregtar dhe logjistik i ndërtuar bashkërisht nga rajonet e nivelit provincial në Kinën perëndimore dhe anëtarët e ASEAN-it. (Irma)
