Kryqi i Kuq i Kinës ndan miliona për të ndihmuar viktimat e përmbytjeve
2023-08-05 13:28:23

 Foto:VCG

Foto:VCG

Shoqëria e Kryqit të Kuq të Kinës (RCSC) ka ndarë 20 milionë juanë (rreth 2.8 milionë dollarë amerikanë) për të ndihmuar njerëzit e prekur nga përmbytjet në Pekin, Hebei dhe Tianjin.

Stuhitë e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe katastrofa gjeologjike në rajone dhe Kryqi i Kuq ka dërguar ekipe pune për të ndihmuar me kontrollin e përmbytjeve dhe përpjekjet për lehtësimin e fatkeqësive, citon “Xinhua” burimet e Kryqit të Kuq.

Foto:VCG

Foto:VCG

Degët lokale të RCSC-së kanë mobilizuar gjithashtu personel për të punuar në vijën e parë, duke kryer operacione shpëtimi dhe duke lehtësuar zhvendosjen për personat në nevojë. (Irma)