Foto: Rezultatet e materialit ferroelektrik elastik u botuan nga “Science” më 3 gusht 2023.
Ferroelektrikët, komponentët integralë të botës moderne që përdoren gjerësisht në aparatet e përditshme elektronike, janë të kufizuara për prodhimin e pajisjeve që mund të vishen për shkak të joelasticitetit të tyre. Megjithatë, një grup shkencëtarësh kinezë janë në gjendje tani ta realizojnë materialin ferroelektrik shumë elastik. Kështu shkruhet në një artikull të botuar të enjten në revistën prestigjoze shkencore “Science”.
Studiuesit nga Instituti i Teknologjisë dhe Inxhinierisë së Materialeve në qytetin Ningbo (NIMTE) pranë Akademisë Kineze të Shkencave (CAS), duke përfshirë Hu Benlin dhe Li Runwei, propozuan një metodë "të lehtë të ndërlidhjes" (slight crosslinking) që u jep rikuperim elastik materialeve ferroelektrike.
Foto: Studiues nga Instituti i Teknologjisë dhe Inxhinierisë së Materialeve në qytetin Ningbo pranë Akademisë Kineze të Shkencave. /CMG
Materialet ferroelektrike kanë përdorime të gjera në ruajtjen dhe trajtimin e të dhënave, sensim, konvertim të energjisë dhe optoelektronikë, duke i bërë ato të shumëkërkuara në prodhimin e celularëve, laptopëve dhe pajisjeve të tjera elektronike. Megjithatë, joelasticiteti i brendshëm i materialit e bën të vështirë përdorimin për pajisjet inteligjente që mund të vishen.
Ekipi kinez ka zhvilluar një ferroelektrikë thelbësisht elastike, duke kombinuar përgjigjen ferroelektrike dhe elasticitetin në një material, përmes një “ndërlidhjejeje të lehtë” të polimereve ferroelektrike plastike. Ndërlidhja e saktë dhe e lehtë mund të realizojë ekuilibrin kompleks midis kristalinitetit dhe elasticitetit.
Rezultatet laboratorike të përgjigjes së qëndrueshme ferroelektrike të materialit nën deformim mekanik deri në 70 për qind sforcim. /CMG
Ferroelektrikë të tillë elastikë shfaqin një përgjigje të qëndrueshme ferroelektrike nën deformime mekanike deri në 70 për qind sforcim.
Sipas artikullit, ky ferroelektrik elastik ka mundësi të mëdha në prodhimin e pajisjeve elektronike që mund të vishen.(Zhang Yan/Edmond)