Linja e parë e tramvajit të Tel Avivit me bashkëpunimin e Kinës do të nisë funksionimin më 18 gusht
2023-08-05 15:46:20

Një tren gjatë testimit zyrtar të Linjës së Kuqe të tramvajit të Tel Avivit, Izrael, 20 tetor 2021. /Xinhua

Linja e parë e tramvajit të qytetit bregdetar Tel Aviv në Izrael, e ndërtuar në partneritet me një kompani kineze, do të hapet për publikun më 18 gusht, njoftoi të premten Ministria e Transportit dhe Sigurisë Rrugore në Izrael. Njoftimi për miratimet përfundimtare në lidhje me sigurinë dhe funksionimin e trenave u morën nga dy kompani testuese gjermane, sipas një deklarate të ministrisë.

Tramvaji i Tel Avivit, i quajtur Linja e Kuqe, do të përdorë trena elektrikë të zhvilluar dhe prodhuar nga Changchun Railway Vehicles sh.p.k. pranë korporatës nënë CRRC, kompania më e madhe kineze në këtë fushë. Secili tren mund të transportojnë njëherësh një maksimum prej 500 pasagjerësh.

 

Mjediset e brendshme të një treni gjatë testimit zyrtar të projektit të tramvajit në Tel Aviv, Izrael, 20 tetor 2021. /Xinhua

Linja hekurudhore 24 km e gjatë, me 11 km që kalon nëpër tunele, do të përshkojë pesë qytete në zonën metropolitane të Tel Avivit me popullsi të dendur. Gjatë itinerarit të saj janë 34 stacione, 24 prej të cilave mbi tokë. Linja pritet t’i shërbejë rreth 234 mijë pasagjerëve në ditë, me një tren në çdo gjashtë minuta.

Ndërtimi i stacioneve, tuneleve dhe shinave në Linjën e Kuqe, si dhe i sistemeve elektrike dhe komunikimit, u krye nga China Civil Engineering Construction Corporation dhe partnerët e saj kinezë CRTG-EEB, së bashku me kompanitë izraelite Solel Boneh dhe Danya Cebus.(Zhang Yan/Edmond)