Hangzhou: Lojërat Aziatike, 50 ditë numërim mbrapsht
2023-08-05 15:11:15

Katër gushti shënoi numërimin mbrapsht 50-ditor nga hapja e Lojërave të 19-ta Aziatike që do të zhvillohen në Hangzhou të provincës Zhejiang të Kinës Lindore. Një videoanimim me titull "Lojërat Aziatike SHOW Hangzhou" u lançua po të premten nga komiteti organizativ, si nisje e seriait të videove promovuese "Lojërat Aziatike, Hangzhou Magjepës".

Filmi i animuar është prodhuar në bazë të mijëra pjesëve të qëndisura prej mëndafshi, secila me modele, dizenjime dhe ngjyra të larmishme.

Foto: Treni i shpejtësisë së lartë Fuxing për Lojërat Aziatike Hangzhou, 4 gusht 2023. /CFP

Ndërkohë, treni i shpejtësisë së lartë Fuxing, i projektuar posaçërisht për Lojërat Aziatike të Hangzhout, përfundoi gjithashtu provën e parë me pasagjerë të premten. Ai është i veshur me ngjyrë vjollce ylber, një motiv dominues për këtë ngjarje dhe i zbukuruar me modele nga stema, slogani dhe piktograme sportive. Njësia e trenit inteligjent përbëhet nga tetë vagonë me një kapacitet prej 578 pasagjerësh dhe që mund të arrijë shpejtësinë 350 kilometra në orë.

Foto: Pasagjerët brenda trenit me shpejtësi të lartë Fuxing, i projektuar posaçërisht për Lojërat Aziatike Hangzhou, 4 gusht 2023. /CFP

Treni do të qarkullojë midis qytetit organizativ Hangzhou dhe pesë qyteteve bashkëorganizatore përreth, si Ningbo, Wenzhou, Jinhua, Shaoxing dhe Huzhou të provincës Zhejiang.

Foto: Pamje e përgjithshme e qendrës së sporteve elektronike në Hangzhou/CFP

Lojërat Aziatike në Hangzhou do të zhvillohen nga 23 shtatori deri më 8 tetor, me 483 evente të 61 sporteve, të cilat i përkasin 40 disiplinave.

Më 24 shtator, ditën e parë të garave pas ceremonisë hapëse, do të jepet jo vetëm medalja e parë e artë, por do të zhvillohet edhe sfifa e parë E-sports (sporte elektronike) si një ngjarje zyrtare medaljeje në historinë e Lojërave Aziatike.

Gjithashtu, ngjarja tjetër e shtuar rishtazi në Lojërat Aziatike këtë herë, “breakdancing”, do të takohet me spektatorët më 6 tetor.(Zhang Yan/Edmond)