Republikanët intensifikojnë hetimet ndaj Hunter Bidenit
2023-08-05 16:02:31

Foto:VCG

Foto:VCG

Ligjvënësit republikanë po intensifikojnë hetimet ndaj Hunter Bidenit dhe po përpiqen të baraspeshojnë problemet ligjore të djalit të Presidentit Biden me ato të ish-Presidentit Donald Trump, i cili u akuza dje për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve që i humbi më 2020.

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë nisur një hetim mbi marrëveshjen që Departamenti i Drejtësisë ra dakort të arrinte me Hunter Bidenin, ku ky do të pranonte fajësinë, por që dështoi, pasi nuk u pranua nga gjykatësi.

Marrëveshja kërkonte që djali i presidentit të pranonte fajësinë për mospagim taksash dhe si shkëmbim prokurorët do të hiqnin dorë nga akuza për armëmbajtje pa leje, për sa kohë që Hunter Bideni të mos shkelte dënimin dy-vjeçar me kusht për taksat.

Ligjvënësit republikanë publikuan transkriptin e plotë të intervistës së tyre me Devon Archer-in, ish-partner i Hunter Bidenit, mbi marrëveshet financiare jashtë vendit të djalit të presidentit.

Transkripti ofron një pasqyrë të re mbi atë se si djali më i vogël i Presidentit Biden, shfrytëzonte emrin e babait të tij, i cili në atë kohë ishte nënpresident, për të joshur investitorë të huaj.