Foto:VCG
Vlera e tregtisë së shërbimeve në Kinë u rrit 8.5 për qind në bazë vjetore në gjashtë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat nga Ministria e Tregtisë.
Vlera totale tregtare ishte 3.14 trilionë juanë (rreth 439.19 miliardë dollarë amerikanë). Eksportet e shërbimeve ranë 5.9 për qind në bazë vjetore në 1.32 trilion juanë dhe importet e shërbimeve ishin 1.81 trilionë juanë, 22.1 për qind më shumë nga një vit më parë, shkruan “Xinhua”.
Deficiti tregtar i shërbimeve qëndroi në 489.4 miliardë juanë në gjysmën e parë të vitit, sipas të dhënave. Tregtia kineze e shërbimeve me njohuri intensive mbajti rritje të qëndrueshme gjatë kësaj periudhe, duke u rritur 12.3 për qind në bazë vjetoreë në rreth 1.36 trilionë juanë. Shifra përfaqëson 43.5 për qind të totalit të tregtisë së shërbimeve në gjashtë muajt e parë, me 1.5 pikë përqindje më shumë se një vit më parë.
Gjatë kësaj periudhe, shërbimet në sektorin e udhëtimeve shënuan një rikuperim të dukshëm. Vlera totale e tregtisë në këtë sektor u rrit me 65.4 për qind nga një vit më parë në 650.94 miliardë juanë.
Sipas të dhënave, eksportet dhe importet e shërbimeve të udhëtimit u rritën përkatësisht me 52.4 për qind dhe 66.4 për qind në bazë vjetore. (Irma)