
Foto nga VCG
Paleontologët zbuluan 182 fosile brenda shkëmbinjve ujorë kanadezë, që mendohet se kanë ekzistuar rreth 505 milionë vjet më parë.
Fosilet i përkasin një specie të panjohur më parë të kandilave, të quajtur “Burgessomedusa phasmiformis”.
Këto fosile janë të ruajtura në mënyrë të jashtëzakonshme duke pasur parasysh se kandilat përbëhen nga 95% ujë. Gjatësia e kandilit të detit të zbuluar është rreth 20 centimetra, shkruan “RTSH”.
Fosilet tregojnë gjithashtu detaje të anatomisë së brendshme të kandilit të detit të lashtë dhe të tentakulave të tyre, për të cilat studiuesit besojnë se do të kishin lejuar këtë lloj kandili të kapte një pre të konsiderueshme.
Gjetjet tregojnë se zinxhiri ushqimor rreth 500 milionë vjet më parë ishte më kompleks nga sa mendohej. (Irma)
