
Foto nga VCG
Arabia Saudite tha të enjten se po mban në fuqi deri në fund të shtatorit vendimin për pakësimin e prodhimit të naftës në 1 milionë fuçi në ditë, në përpjekjen e saj për të rritur çmimet e energjisë, një veprim që mund të rrisë çmimet e karburantit në SHBA.
Ky vendim, i cili filloi të zbatohet në korrik, vjen pasi prodhuesit e tjerë të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC+) kanë rënë dakord të mbajnë në fuqi shkurtimet e mëparshme të prodhimit deri në vitin e ardhshëm.
Çmimi mesatar për karburantin në SHBA qëndroi në nivelin rreth 3,82 dollarë për 1 gallon apo mbi 14,4 litri të martën. Kjo shifër është rreth 30 cent më e lartë se një muaj më parë, sipas Shoqatës Amerikane të Automobilave.
Nxehtësia rekord e verës e këtij viti ka pasur gjithashtu ndikim, duke rritur kërkesën për ajër të kondicionuar dhe duke detyruar rafineritë të operojnë me kapacitet të reduktuar.
