"Fitch" për uljen e vlerësimit të kreditimit të ShBA-së: Borxhi ""është bërë sa një mal"
2023-08-04 15:16:56

Foto nga VCG

Sipas njoftimeve të 2 gushtit të CNN-it, kryeanalisti i "Fitch Ratings", Richard Francis, tha në përgjigje të uljes së vlerësimit të kreditimit të ShBA-së nga kjo agjenci se borxhi i ShBA-së "është bërë sa një mal".

Sipas Francis, borxhi i ShBA-së, i cili është sa 113 për qind e prodhimit të saj ekonomik dhe po rritet, është "mjaft alarmues". Ai u shpreh që "numrat flasin vetë" dhe shprehu shqetësim për rritjen e deficitit fiskal në ShBA.

Në përgjigje të kritikave nga opinioni publik në ShBA për uljen e vlerësimit, Francis theksoi se një vendim i tillë bazohej në vlerësime më të gjera, jo vetëm në trajektoren e ekonomisë në muajt e ardhshëm. "Fitch" ka  arsye të mira për ta ulur vlerësimin e ShBA-së, duke përfshirë përkeqësimin e situatës së borxhit të ShBA-së, intensifikimin e luftës politike etj. (Çang Çuo)