
Foto nga VCG
Përdorimi i lëndëve djegëse fosile çoi ndjeshëm në përparimin e qytetërimeve njerëzore. Tani, një studim i ri ka treguar se përdorimi më i hershëm sistematik i qymyrit për karburant mund të ketë ndodhur rreth 3600 vjet më parë në Kinën veriperëndimore. Megjithëse djegia sporadike e qymyrit për karburant u raportua në disa zona arkeologjike parahistorike, dëshmitë e shfrytëzimit sistematik të tij para 2500 viteve më parë mbetën të munguara, shkruan “Xinhua”.
Arkeologët nga Universiteti Lanzhou, Universiteti Renmin i Kinës dhe Instituti i Relikteve Kulturore dhe Arkeologjisë të Rajonit Autonom të Xinjiang Ujgur identifikuan grumbullime qymyri, qymyr të padjegur, hi qymyri dhe mbeturina qymyri në një vend në kontenë Nilka, Prefektura Autonome Kazak e Ili në Xinjiang, duke e çuar rekordin afërsisht 1000 vjet më parë.
Analiza kimike zbuloi se ato lëndë djegëse të lashta ishin qymyr bituminoz i pasur me karbon, i shfrytëzuar nga shtresat e qymyrit të dalë aty pranë, sipas studimit të botuar në revistën “Science Advances”.
Të dhënat treguan se përdoruesit e qymyrit zgjodhën të përdorin lëndë djegëse me cilësi të lartë dhe me shfrytëzim sistematik, thanë studiuesit.
Gjithashtu, studimi zbuloi se qymyri, i ruajtur në mënyrë të rregullt përgjatë shtëpive dhe vendeve metalurgjike, përdorej për qëllime të shumta. U zbulua se banorët që jetonin në vend më shumë se 4000 vjet më parë përdornin kryesisht dru për lëndë djegëse dhe ata u kthyen në qymyr 3600 deri në 2900 vjet më parë, sipas studimit. (Irma)
