Belgjika regjistroi korrikun më të lagësht në mbi 3 dekada
2023-08-04 15:05:23

Foto nga VCG

Belgjika regjistroi korrikun më të lagësht në 35 vitet e fundit, pasi pati reshje shiu për 21 ditë.

Instituti mbretëror Meteorologjik belg bëri të ditur se ndonëse ishin regjistruar 14 ditë reshje mesatare për muajin korrik, këtë korrik u regjistruan reshje shiu në 21 ditë. Temperatura mesatare ishte 18.7 gradë celsius, përcjell “ATSH”.

Një periudhë e ngjashme ndodhi në vitin 1988 dhe korriku pati 23 ditë shi.

Ndërsa vitin e kaluar vendi pati vetëm 5 ditë shi në muajin korrik. (Irma)