Rritje e shpejtë e prodhimit të baterive fotovoltaike dhe litium në Kinë
2023-08-04 14:49:35

Foto nga VCG

Industritë e baterive fotovoltaike dhe litium në Kinë patën rritje të qëndrueshme në gjysmën e parë të vitit, treguan të dhënat e publikuara të enjten nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, cituar nga “Xinhua”.

Prodhimi i polisilikonit, silikonit, qelizave fotovoltaike dhe moduleve arriti nivele të reja në gjysmën e parë, me rritje në bazë vjetore duke i kaluar që të gjitha i kalonin 65 për qind.

Vlera totale e eksportit të produkteve fotovoltaike arriti në 28.92 miliardë dollarë amerikanë gjatë kësaj periudhe, një rritje prej 11.6 për qind në bazë vjetore.

Sipas të dhënave, të ardhurat e industrisë së baterive të litiumit arritën në 600 miliardë juanë (rreth 83.92 miliardë dollarë amerikanë) në gjysmën e parë të vitit. (Irma)