Shkencëtarët zbulojnë fytyrën e njeriut më të vjetër në botë
2023-08-04 10:33:30

Foto nga RTSH

Shkencëtarët kanë zbuluar fytyrën e një gruaje, që mund të jetë njeriu më i vjetër në botë, rreth 45.000 vjet më parë.

Një ekip ndërkombëtar akademikësh nga Brazili, Australia dhe Italia kanë përdorur një model digjital të kafkës së gjetur nga një zbulim dhe kanë arritur të krijojnë tiparet e saj, raporton “RTSH”.

Mbetjet e fosilizuara janë gjetur në Çeki më shumë se 70 vjet më parë.

Ekipi përdori matje të regjistruara imazhesh referencë, të cilat studiuesit i përdorën më parë për të rikrijuar fytyrën e Tutankhamunit.

Gruaja, e quajtur “Zlatý kůň”, ishte ndër të parët homosapiens që jetoi në Euroazi, pasi speciet emigruan nga Afrika, dhe gjenomi i saj mbante rreth tre për qind prejardhje të Neandertalit.

Procesi i përdorimit të imazheve dhe matjeve të regjistruara njihet si përafrim i fytyrës, i cili përdoret në studimet mjeko-ligjore.

Bashkautori i studimit Cícero Moraes, ekspert grafik brazilian, tha se ai dhe ekipi i tij përdorën të dhëna statistikore të regjistruara në vitin 2018 nga studiuesit që krijuan një rindërtim të kafkës për qëllime edukative. 

Identiteti dhe prejardhja kulturore e gruas mbeten të panjohura.

Duke sjellë në jetë fytyrën e saj, shkencëtarët mbushin hendekun midis së shkuarës dhe së tashmes, duke ofruar një vështrim në jetën e paraardhësve tanë. (Irma)