Kina do të forcojë kontrollin e katastrofave dhe punët e shpëtimit gjatë stinës së përmbytjeve
2023-08-04 16:20:52

foto nga CFP

Dërgimi i furnizimeve të ndihmës me helikopter në Zhuozhou, më 3 gusht 2023/ foto nga CFP

Si pasojë e ndikimeve nga tajfuni "Doksuri", tajfunit të pestë të këtij viti, rajoni Pekin-Tianjin-Hebei pësoi reshje të mëdha dhe të vazhdueshme. Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyera disa ditë me radhë përfshinë zona si qyteti Zhuozhou në provincën Hebei. Të dhënat statistikore tregojnë se stuhitë kanë prekur gjithsej 540 703 banorë në 87 konte e distrikte në Hebei deri në mesditën e së martës, ndërsa humbjet ekonomike janë ende duke u vlerësuar.

Vazhduan punët e shpëtimit në Zhuozhou, më 3 gusht 2023/ foto nga CFP

Pas goditjes nga tajfuni dhe përmbytjeve në vijim, qeveria qendrore kineze dhe pushteti vendor kanë bërë përpjekje për punët e shpëtimit pas katastrofave. Deri tani, Kina ka dhënë 100 milionë juanë (afro 13.9 milionë dollarë amerikanë) në përkrahje të rimëkëmbjes e rindërtimit, dhe 30 milionë juanë subvencione që do të përdoren për rregullimin e rrugëve të dëmtuara në Pekin dhe Hebei. Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave dhe Ministria e Bujqësisë dhe e Punëve Rurale po drejtojnë edhe punët e parandalimit të epidemisë pas përmbytjeve në zonat të prekura.

foto nga

Vazhduan punët e shpëtimit në Zhuozhou, më 3 gusht 2023/ foto nga CFP

Tani në pjesën dërrmuese të zonave të prekura në Pekin është hequr paralajmërimi për përmbytje dhe pikat turistike në këto zona po rihapen për publikun. Në provincën Hebei, veçanërisht në qytetet Gaobeidian dhe Zhuozhou, ku shumë fshatra u përmbytën dhe banorët u bllokuan, autoritetet vendore formuan 28 grupe të shpëtimit urgjent, që së bashku me grupet nga provincat e tjera kineze, kanë ndihmuar në  transferimin e banorëve të bllokuar dhe dërgimin e furnizimeve të ndihmës. (Wang Lei/ Artan)