Kur Juan Carlos në Malaga, Spanjë, porositi një dritë tavani të prodhuar në Kinë duke përdorur platformën e tregtisë elektronike ndërkufitare “AliExpress”, ai kurrë nuk e imagjinonte se do ta merrte produktin të nesërmen.
“Më duhet ta pranoj, ishte më shpejt nga sa prisja”, tha Carlos i habitur. Drita e tavanit erdhi nga një magazinë që i përkiste “Qxbox Technology Warehousing Ltd.” në Madrid, gjë që shpjegon dërgimin e shpejtë. Megjithatë, si 100.000 produkte të tjera në magazinë, ajo kishte udhëtuar tashmë mbi 5000 milje nga Kina. Përvoja e shpejtë e blerjeve të Carlos dhe miliona evropianëve të tjerë si ai do të ishte e pamundur pa logjistikë shumë efikase.
Duke u nisur nga pika e tyre e origjinës në provincën Guangdong të Kinës jugore, këta artikuj u transportuan fillimisht në rrugë tokësore në një qendër shpërndarjeje në Xi'an, kryeqendra e provincës Shaanxi të Kinës veriperëndimore. Më pas ata u nisën për në Spanjë përmes trenave të mallrave Chang'an Kinë-Evropë.
“Para vitit 2017, duheshin më shumë se 40 ditë për të transportuar mallra me anije.
Por shërbimet e trenave të mallrave na ndihmojnë të përgjysmojmë kohën e dërgesave si dhe të ketë kosto më të ulët”,- tha Mou Jinwen, drejtues i “Qxbox”.
Rreth 2000 vjet më parë, në dinastinë Han (202 p.e.s-25), një i dërguar kinez i quajtur Zhang Qian filloi ekspeditën e tij në Rajonet Perëndimore dhe hapi një rrugë tregtare që më vonë u bë Rruga e Mëndafshit. Në vitin 2013, Kina paraqiti nismën “Një brez, një rrugë”. Që atëherë, filloi shërbimi i trenave të mallrave Kinë-Evropë, duke u bërë “karvanët e deveve të çelikut” të ditëve moderne që lidhin 108 qytete kineze me 208 qytete evropiane në 25 vende.
“Qxbox” ka bashkëpunuar me kompanitë lokale të dërgesave dhe ndërtoi katër depo në mbarë botën. Ajo në Madrid mbulon një sipërfaqe prej 12.000 metrash katrorë, duke trajtuar mesatarisht 6000 porosi në ditë. Blerësit mund t'i marrin pakot e tyre brenda dy ditësh. Për më tepër, duke bashkëpunuar me platformat e tregtisë elektronike si “Amazon” dhe “AliExpress”, ofrohet shërbim për klientët jashtë shtetit, riparim pas shitjes, kthim dhe shkëmbim për kompanitë vendase.
Diego Cimadevilla, drejtor i menaxhimit të filialit të “Qxbox” në Spanjë, vuri në dukje se avantazhi konkurrues i shërbimeve të trenave të mallrave qëndron në qëndrueshmërinë, stabilitetin dhe sigurinë. Ndërkohë, produktet spanjolle gjithashtu kanë akses në tregun kinez që është sa i shpejtë dhe me kosto efektive.
Sipas një raporti të publikuar nga Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës (GAC), vlera e importeve dhe eksporteve të tregtisë elektronike ndërkufitare të Kinës arriti në 2.1 trilionë juanë (rreth 295 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2022, duke shënuar një rritje prej 7.1 për qind krahasuar me 2021-shin.
Parku Ndërkombëtar i Tregtisë dhe Logjistikës Xi'an, ku nisen trenat e mallrave Chang'an Kinë-Evropë, ka tërhequr shumë ndërmarrje të tregtisë së jashtme dhe furnizues logjistikë.
Foto nga VCG
Selle Tagenova, një blogere 23-vjeçare nga Gjeorgjia, u tregon shikuesve të faqes së saj në internet vathë dhe gjerdanë me shkëlqim, në një anglishte të rrjedhshme.
“Pasi të zgjidhni modelet tuaja të preferuara, ju vetëm duhet të klikoni “mouse”-in për të përfunduar pagesën. Porosia do të dërgohet direkt në shtëpinë tuaj. Gjithashtu ka një politikë kthimi të mallrave 14-ditore”,- thotë Selle.
Kompania e saj, “Weiju Fanxing Global Cross-Border Live Broadcast Base”, u krijua në Parkun Ndërkombëtar të Tregtisë dhe Logjistikës Xi'an në fillim të këtij viti. Aktualisht, ajo ka rreth 80 “live-streamers” nga brenda dhe jashtë vendit, të cilët kryejnë 50 seanca transmetimi të drejtpërdrejtë çdo javë, duke u shitur produkte klientëve jashtë shtetit.
“Kompania mëmë e bazës tashmë ka degë në Shangai, Londër dhe Los Anxhelos. Ndërsa filluam të fokusoheshim më shumë në tregjet jashtë shtetit, vendosëm të ngremë një qendër “live-streaming” ndërkufitar në Xi'an. Shërbimi i trenave të mallrave Kinë-Evropë na ndihmon të kemi akses të lehtë në një zinxhir të plotë furnizimi dhe shërbime ndërkombëtare të ofrimit me kosto të ulët”,- tha Wang Fang, i cili është në krye të bazës.
Në vitin 2022, treni i mallrave Chang'an Kinë-Evropë bëri 4639 udhëtime, 198 prej të cilave iu dedikuan biznesit të tregtisë elektronike ndërkufitare, një rritje vjetore prej mbi 60 për qind. Ai mbulon vendndodhjet që prodhojnë mallra në Azi dhe Evropë, si Mannheim, Praga dhe Milano, me 17 rrugë ndërkombëtare.
Dhjetë vjet më vonë, “Një brez, një rrugë” ka evoluar në një program reciprokisht të dobishëm, me përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar.
Anita Jumekenova, një sipërmarrëse kazake, dhe bashkëshorti i saj Yuan Zhaohui, nga Kina, e kanë prekur këtë nga afër. Duke filluar nga një dyqan në Karaganda, Kazakistan, ata themeluan një platformë të tregtisë elektronike ndërkufitare të quajtur “Silkroad City Shop”, ndërtuan gjashtë depo në Kazakistan, Rusi dhe Bjellorusi, si dhe bashkëpunuan me më shumë se 300 furnizues kinezë dhe 2000 stacione dërgesash kazakë.
Foto nga VCG
Ata gjithashtu u bashkuan me mbi 2000 “influencers” në internet në Kazakistan për të promovuar produktet.
“Thjesht merrni celularin për të xhiruar dhe shpërndarë video rreth produkteve dhe mund të merrni një komision. Kjo u ofron të rinjve vendas mundësi për punësim dhe fillimin e biznesit”,- tha Anita.
“Jemi me fat që përfitojmë nga shërbimet e trenave të mallrave Kinë-Evropë, përmes “Një brez, një rrugë”, dhe shpresojmë të sjellim përfitime për më shumë njerëz në vendet përgjatë kësaj nisme”,- shtoi Anita.