Industria e robotëve në Kinë, rritje të qëndrueshme në gjysmën e parë të vitit
2023-08-04 14:59:09

Foto nga VCG

Industria e robotëve në Kinë ka ruajtur një rritje të qëndrueshme në gjysmën e parë të vitit, deklaroi Wang Hong, zyrtar në Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.

Sipas tij, prodhimi i robotëve industrialë në Kinë arriti në rreth 222.000 njësi, një rritje prej 5.4 për qind në bazë vjetore, ndërsa prodhimi i robotëve të shërbimit arriti në 3.53 milionë njësi, 9.6 për qind më shumë se një vit më parë.

“Industria kineze e robotëve ka arritur një zhvillim të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm dhe është bërë shtylla kryesore e industrisë globale të robotëve”,- tha Wang.

Në Kinë, robotët industrialë tani përdoren gjerësisht në industritë në zhvillim, duke përfshirë automjetet me energji të re, fotovoltaikët dhe bateritë e litiumit. Robotët e shërbimit janë aplikuar në një shkallë të gjerë në mjekësi dhe shëndetësi, ndërtim, kujdes për të moshuarit dhe industri të tjera.

Robotët specialë po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në hetimin shkencor dhe shpëtimin emergjent.

Sipas Wang, në të ardhmen, Kina synon të rrisë më tej aftësinë e saj të inovacionit industrial dhe do të promovojë zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë së robotëve. (Irma)