Kina heq detyrimet antidumping e antisubvencion për elbin australian
2023-08-04 21:28:15

Xinhua

Xinhua

Ministria kineze e Tregtisë deklaroi të premten se Kina do të heqë detyrimet e antidumpingut e të antisubvencionit mbi elbin australian të importuar, duke nisur që nga e shtuna.

Në një deklaratë thuhet se kjo pason një vendim të ministrisë që "tani nuk është më e nevojshme të vazhdojë vendosja e detyrimeve antidumping dhe antisubvencion për elbin e importuar me origjinë nga Australia, në funksion të ndryshimeve në tregun kinez të elbit."

Ky vendim është bazuar në rishikimin prej ministrisë të nevojës për domosdoshmërinë për të vazhduar detyrimet e vendosura, theksohet në deklaratë, duke shtuar se procesi i rishikimit filloi në prill të këtij viti.

Kina nisi të vendosë detyrime antidumping dhe antisubvencion ndaj elbit australian më 19 maj 2020, me një periudhë zbatimi prej pesë vjetësh.(Xu Guang)