Veçoria e novacionit e qytetërimit kinez ndihmon përparimin e njerëzimit
2023-08-03 20:05:55

Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës deklaroi pak kohë më parë se ka nisur detyrat e fazës së zbritjes në Hënë në kuadër të Projektit të Hulumtimit të Hënës me Astronautë të Kinës. Sipas planit, në fillim do të kryhet zbritja në Hënë me mjetet e fluturimeve kozmike pa astronaut dhe para vitit 2030 do të realizohet zbritja për herë të parë e astronautëve kinezë në Hënë.