Islanda bëhet vendi i parë anëtar i NATO-s që mbyll ambasadën në Rusi
2023-08-03 16:14:01

 

Foto nga VCG

Islanda është bërë vendi i parë anëtar i NATO-s që pezullon zyrtarisht operacionet diplomatike brenda Rusisë. Në fillim të qershorit, Islanda njoftoi synimin për të mbyllur ambasadën e saj në Rusi, por vendimi hyri të martën në fuqi, bën të ditur “RTSH”.

Zyrtarët i kërkuan Rusisë që edhe ajo të zvogëlojë përfaqësimin e saj diplomatik në Rejkjavik. Islanda ka pasur ambasadë në Moskë qëkur fitoi pavarësinë në vitin 1944, përveç periudhës së shkurtër në vitet 1950 kur tregtia midis vendeve u ndërpre.

Islanda thekson se mbyllja e ambasadës nuk ka për qëllim dhënien fund të marrëdhënieve diplomatike.

Ministri i Jashtëm i Islandës, Thordis Gylfadottir, tha se rivendosja e marrëdhënieve normale me Rusinë do të varet nga vendimet e Kremlinit.

“Situata aktuale thjesht e bën të pajustifikueshëm shërbimin e jashtëm të Islandës me ambasadën e vet në Rusi”,- tha ai.

Në kundërpërgjigje, Ministria e Jashtme e Rusisë bëri të ditur se mbyllja e ambasadës shkatërron bashkëpunimin mes dy vendeve, duke shtuar: “Për të gjitha veprimet antiruse të Islandës do të ketë një reagim të pashmangshëm”. (Elona)