Vera gjithmonë vjen me nxehtësi të padurueshme. Për të hequr nxehtësinë dhe për të kaluar kohën e lirë me miqtë dhe familjen, kinezët nga Veriu deri në Jug kanë krijuar shumë pije dhe ushqime me përbërës vendorë.
Ato përfshijnë shurupin, verën, çajin dhe supën, të cilat kanë diçka të njëjtë: janë ose "të ftohta", ose "të freskëta" në karakter, sipas teorisë ushqimore kineze.
Sipas teorisë së mjekësisë kineze tradicionale, ushqimet mund të kategorizohen në "të ftohta" (yin) dhe "të nxehta"(yang). Termat "i ftohtë" ose "i nxehtë" nuk i referohen temperaturës reale, por karakterit të brendshëm të ushqimeve. Ushqimet e ftohta mund të ulin nxehtësinë e brendshme të trupit, çka ndihmon për trajtimin e simptomave si ethet, etja dhe kolla. Ushqimet "e nxehta", nga ana tjetër, mund të krijojnë më shumë energji yang në trupin e njerëzve dhe të ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve si reumatizmi, temperatura e ulët e trupit dhe lodhja.
Kultura kineze i inkurajon njerëzit që ta rregullojnë dietën e tyre në përputhje me kohën dhe stinën. Kur nxehtësia e verës është e madhe, është mirë që të hani disa ushqime të lehta "të ftohta", për të mbajtur ekuilibrin e trupit dhe për të ruajtur shëndetin.
një filxhan shurup kumbulle/VCG
Shurupi i kumbullës i Pekinit
Suanmeitang, ose shurupi i kumbullës, është një pije tradicionale në zonën Pekin-Tianjin, veçanërisht i preferuar në oborrin perandorak të dinastisë Qing (1936-1912). Ai prodhohet duke zier kumbulla të tymosura, murriz, osmantus, jamball, mandarina të thata e karamele të forta, dhe ka një shije të ëmbël e të thartë, si edhe freskuese.
Ky shurup ka shije më të mirë kur ofrohet me akull.
Vera e grurit e Lanzhou-t
Një produkt special i Lanzhou-t, kryeqendër e provincës Gansu të Kinës Veriperëndimore, është tianpeizi, me kuptimin "vera e ëmbël". Në Lanzhou njerëzit fillojnë ta përgatitin atë pas Festës Qingming, kurse në disa rajone të tjera të Gansu-së, kjo pije është një gjë e veçantë për Festën e Barkës të Dragoit.
Nxënësve u pëlqen të pinë verë gruri jo-alkoolike në Pingliang, Provinca Gansu, gjatë Festivalit të Varkave të Dragoit,/VCG
Tianpeizi përdor grurin ose elbin malor si përbërës kryesor. Pasi zihet dhe fermentohet për 3 ose 5 ditë, produkti përfundimtar është gati. Ai ka një shije të ëmbël dhe të ngjashme me alkoolin. Përtypja e kokrrave të grurit gjatë pirjes së verës është pa dyshim një gëzim i stinës së verës. Përmbajtja e alkoolit në Tianpeizi është më pak se një për qind ABV (alkool për vëllim), dhe ai përzihet shpesh me qumësht ose ujë. Tianpeizi është i shkëlqyeshëm për sistemin tretës dhe pëlqehet nga fëmijët e të moshuarit.
Supa me fasule jeshile e Suzhou-t
Supa me fasule jeshile është e përhapur në mbarë Kinën, prodhohet në mënyrë të thjeshtë me lëngun e fasuleve jeshile të zier, dhe mund të shtohet sheqer. Megjithatë, provinca Jiangsu e Kinës Juglindore ka një supë me fasule jeshile me më shumë përbërës: supa me fasule jeshile e Suzhou-t.
stili i zakonshëm i supës me fasule jeshile/VCG
Me fijet e kuqe dhe jeshile të bëra nga lëvozhgat e portokalli dhe pigmentet e ngrënshme, orizi ngjitës, pjepri i ëmbëlsuar, dhe ndonjëherë nenexhik, arra dhe hide, supa me fasule jeshile e Suzhou-t ngjan më shumë një tas kremoz me qull (por jo ngjitës), i cili është i përshtatshëm për ata që janë pak të uritur, të lodhur ose gati që të kalojnë një pasdite vere të dembelosur.
Por duhet të keni parasysh se supa me fasule jeshile nuk mund të hahet kur është e ftohur, sipas terapisë ushqime kineze. Për ushqimet "e ftohta", temperatura e ulët shumon energjinë e tyre "të ftohtë", gjë e cila mund të shkaktojë dëme në trup. Kinezët shpesh e konsumojnë këtë supë në temperaturën e dhomës. Shurupi i kumbullës, më anë tjetër, mund të ftohet, meqenëse përbërësit janë të butë.
Pikat e lules sopora të Nanning-ut
Pikat e lules sofora të Nanning-ut në Rajonin Autonom Guangxi-Zhuang të Kinës Jugperëndimore përgatiten kështu: lulet sofora dhe orizi bluhen derisa bëhen qumësht orizit dhe zihet ky qumësht derisa kthehet në pastë. Filtrohet kjo pastë në një sitë para se të merren pikat, të cilat hidhen në një supë me sheqer ngjyrëkafe të ftohur, dhe kështu përgatitja e kësaj shprishe ka përfunduar. Ajo quhet "huaihuafen" në gjuhën kineze.
Pikat e lules sofora kanë një shije të butë dhe supa ka ëmbëlsi dhe aromë nga lulet.
Çaji bimor i Guangzhou-t
Çaji bimor që e ka origjinën nga Guangzhou i provincës Guangdong të Kinës Jugore, është një përfaqësues i rëndësishëm i kulturës së çajit bimor tradicional në Kinë. Në histori, për shkak të klimës së nxehtë dhe të lagësht në këtë zonë, njerëzit filluan që të pinë ujë të zier nga barishte me karakterin "e ftohtë" për të ruajtur shëndetin. Historia e çajit bimor daton para mijëra vjetësh.
Çaji bimor/VCG
Çaji bimor është jo vetëm pije, por ai ka edhe përfitime mjekësore të shkëlqyera. Formulat e ndryshme të barishteve shërbejnë për funksione të ndryshme, që nga kontributi për shëndetin fizik te parandalimi i disa sëmundjeve. Mjeshtëria e prodhimit të çajit bimor u përfshi në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në vitin 2005.
Orizi i ftohtë i Fuzhou-t
Me origjinë nga distrikti Changle i qytetit Fuzhou në provincën Fujian, orizi i ftohtë është quajtur edhe si "orizi i ftohtë Changle".
CFP
Ai prodhohet me oriz ngjitës të zier, ekstrakt vaniljeje, sheqer, gjalpë, fruta dhe kube akulli. Një tas i orizit të ftohtë me përbërës të pasur është jo vetëm një tas supe për stomakun, por edhe "ushqim për syrin", për shkak të kubeve shumëngjyrëshe të frutave që duken joshëse. (Xu Guang)