Sondazhi i "Gallup"-it: Besimi i amerikanëve te ushtria e ShBA-së bie ndjeshëm
2023-08-03 11:24:13

Foto nga VCG

Sipas sondazhit të publikuar më 31 korrik nga "Gallup", besimi i amerikanëve te ushtria e vendit të tyre ka rënë për të pestin vit radhazi.

Ky sondazh, që u zhvillua nga 1 deri më 22 qershor, tregon se  60 % e të pyeturve kishin "besim të madh" ose "besim të mjaftueshëm" te ushtria amerikane, rekordi më i ulët në më shumë se 20 vjet. Amerikanët kanë më pak se 20 % besim te media, gjyqësori dhe kompanitë e mëdha, dhe vetëm 8 % besim te Kongresi.

Në vitin 1991, pasi ShBA-ja fitoi Luftën e Gjirit, besimi i publikut amerikan te ushtria arriti rekordin prej 85 %, dhe shifra  u rrit përsëri pas ngjarjes së 9 shtatorit. Gjatë 20 vjetëve të ardhshëm, niveli mbeti përgjithësisht mbi 70 %, derisa ra në 69 % në vitin 2021, dhe në 64 % një vit më vonë. Sipas analizës së "Gallup"-it, kjo mund të lidhet me tërheqjen e nxituar të trupave amerikane nga Afganistani në verën e vitit 2021. Në gusht 2021, ShBA-ja tërhoqi trupat e veta nga Afganistani në mënyrë kaotike, duke shkaktuar vdekjen e 13 ushtarëve amerikanë dhe të 170 civilëve afganë.