Sulm me armë në konsullatën suedeze në Izmir të Turqisë, plagoset një punonjëse
2023-08-03 10:55:58

Foto nga VCG

Një punonjëse e konsullatës suedeze në Izmir të Turqisë është plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur.

Gruaja është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i sulmit është arrestuar nga policia turke.

Sipas guvernatorit, ngjarja ka ardhur si pasojë e problemeve me vizat që autori i sulmit hasi në konsullatën suedeze, citon “RTSH” mediat turke.

Gjithashtu, edhe policia bëri të ditur se autori i sulmit kishte shkuar në konsullatë për të kërkuar vizë, pastaj kishte qëlluar në drejtim të punonjësve me arsyetimin se kërkesa për vizë i ishte refuzuar.  (Elona)