foto nga CFP
Avioni i dytë i madh i udhëtarëve "C919", i prodhuar nga Kina, që iu dorëzua operatorit të tij, kompanisë ajrore "China Eastern Airlines" me seli në Shangai në mes të korrikut, u vu në shërbim të rregullt të mërkurën.
Avioni, me numrin e regjistrimit "B-919C", pritet të fluturojë ndërmjet Shangait, metropolit të Kinës Lindore, dhe Chengdu-së, qytetit kryesor në Jugperëndim të Kinës, në të njëjtën linjë me avionin e parë "C919".
Duke cituar kompaninë ajrore, agjencia kineze e lajmeve "Zhongxin" njoftoi se ky avion C919 do të fluturojë edhe në qytete të tjera kineze, si Xian në Veriperëndim, Kunming në Jugperëndim dhe Guangzhou e Shenzhen në Jugun e vendit.
Kompania ajrore pritet të blejë edhe tre avionë të tjerë "C919" këtë vit. (Wang Lei/ Artan)