Foto nga VCG
Një platformë kineze për tregtinë elektronike, e krijuar për të ndihmuar në shitjen e produkteve nga 832 qarqe të nxjerra nga varfëria, ka regjistruar shitje që kanë kaluar 40 miliardë juanë (rreth 5.6 miliardë dollarë amerikanë) në total.
Deri të mërkurën, më shumë se 20.000 furnizues janë regjistruar në faqen e internetit “fupin832.com”, ku janë të disponueshme mbi 300.000 produkte bujqësore, njoftoi “China CO-OP Electronic Commerce Co., Ltd.” që drejton faqen e internetit, përcjell “Xinhua”.
Vlerësohet se rreth 3 milionë familje rurale kanë përfituar nga platforma që nga fillimi i saj më 1 janar 2020 nën drejtimin e organeve qeveritare, si Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale dhe Federata e Kooperativave të Furnizimit dhe Marketingut.
Sipas kompanisë, do të bëhen përpjekje të mëtejshme për të ndihmuar në rritjen e konkurrencës së produkteve bujqësore nga zonat e sapodala nga varfëria duke forcuar cilësinë, menaxhimin e çmimeve dhe përmirësimin e shërbimeve. (Elona)