Foto nga VCG
Zyra e Statistikave në Shangai bëri të ditur se gjatë gjysmës së parë të vitit u krijuan 2541 ndërmarrje të reja të financuara nga jashtë, një rritje prej 63.3 për qind në bazë vjetore, citon “Xinhua”.
Gjatë kësaj periudhe, përdorimi aktual i kapitalit të huaj në qytet tejkaloi 12.7 miliardë dollarë amerikanë, me një rritje prej 7.1 për qind në bazë vjetore. Ndër investimet, rreth 96.2 për qind shkuan në sektorin terciar, një rritje prej 6.1 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2022.
Pjesa më e madhe e kapitalit të huaj u përdor në teknologjinë e informacionit, kërkimin shkencor dhe shërbimet teknologjike, si dhe në industrinë e qiradhënies dhe të shërbimeve të biznesit.
Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut, Singapori dhe Japonia renditen në tre vendet e para për sa i përket sasisë aktuale të investimeve të huaja të përdorura në Shangai në gjysmën e parë.
Shangai ka forcuar pozicionin e tij si një destinacion i preferuar i investimeve të huaja dhe vazhdon të ruajë emërtimin si qyteti me selitë më të përqendruara rajonale dhe qendrat e kërkimit dhe zhvillimit të korporatave shumëkombëshe të financuara nga jashtë në Kinën kontinentale.
Deri në qershor, Shangai regjistroi 922 seli rajonale të korporatave shumëkombëshe dhe 544 qendra të kërkimit dhe zhvillimit të financuara nga jashtë, sipas statistikave nga Komisioni Komunal i Tregtisë së Shangait. (Elona)