Tërmet i fuqishëm në Turqi, njerëzit braktisin shtëpitë nga paniku
2023-08-03 16:15:51

Foto nga VCG

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur qytetin turk Konya, duke shkaktuar frikë dhe panik te njerëzit të cilët braktisën shtëpitë e tyre.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në një thellësi prej shtatë kilometrash, ndërsa zyra e guvernatorit të Konyas bëri të ditur se nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale, përcjell “RTSH”.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka deklaruar se shërbimet e urgjencës nuk kanë ndërhyrë gjatë tërmetit. Ndërkohë pamjet në rrjetet sociale tregojnë njerëzit duke u larguar me vrap nga shtëpitë e tyre pas tërmetit. 

Turqia u godit në muajin shkurt nga dy tërmete të fuqishme, të cilat shkaktuan vdekjen e mbi 50 mijë personave. (Elona)