Kompania gjermane e teknologjisë “ZF” po zgjerohet në Kinë
2023-08-03 10:15:58

Një kompani gjermane e teknologjisë synon të shtrihet gjithnjë e më shumë në Kinë, duke  ngritur një qendër të re kërkimi dhe zhvillimi si dhe një fabrikë elektronike në Guangzhou. Qendra Teknike është e para në Kinën jugore dhe e katërta në Kinë, ndërsa fabrika e re e elektronikës do të jetë e dyta në vend. Drejtuesit e kompanisë thanë se ata do të vazhdojnë të sjellin risi dhe të investojnë në Kinë, një vend që udhëheq botën në teknologjitë më të avancuara.

Kompania gjermane e teknologjisë “ZF” po zgjerohet në Kinë

Grupi gjerman “ZF”, një kompani globale teknologjike, hapi një qendër të re kërkimi dhe zhvillimi dhe zhvilloi një ceremoni për ngritjen e një fabrike elektronike në Guangzhou, në provincën Guangdong, duke përshpejtuar zgjerimin e saj në Kinën jugore. Qendra Teknike Guangzhou në lagjen “Huadu” të qytetit është e para në Kinën jugore dhe e katërta në Kinë, ndërsa fabrika e re e elektronikës do të jetë e dyta në vend.

Grupi gjerman ZF hapi një qendër të re kërkimi dhe zhvillimi dhe mbajti një ceremoni themelimi për një fabrikë elektronike në Guangzhou të martën.

Grupi gjerman ZF hapi një qendër të re kërkimi dhe zhvillimi dhe mbajti një ceremoni themelimi për një fabrikë elektronike në Guangzhou të martën./China Daily

Qendra Teknike Guangzhou është e pajisur me aftësi thelbësore inxhinierike dhe fokusohet në kompetencat thelbësore si zhvillimi i softuerit, dizajni mekatronik dhe integrimi i sistemit. Ajo do t’u ofrojë klientëve vendas teknologjinë dhe zgjidhjet gjithëpërfshirëse të “ZF”-së, duke përfshirë sistemet e sigurisë, drejtimin autonom, sistemet e lëvizjes elektrike dhe teknologjitë përkatëse.  Fabrika pritet të shndërrohet në një pikë globale shumë të automatizuar dhe inteligjente. Produktet mbulojnë katër fusha kryesore, duke përfshirë kontrollorët e domenit me performancë të lartë, elektronikat e sigurisë dhe kontrollorët e shasisë, të cilat janë planifikuar për prodhim masiv në vitin 2025.

“Ngritja e dy objekteve të reja tregon se strategjia jonë “Në Kinë, për Kinën” ka bërë një përparim të ri. Ne do të vazhdojmë të sjellim risi dhe të investojmë në Kinë, e cila udhëheq botën në teknologjitë më të avancuara”, tha Stephan von Schuckmann, anëtar i bordit drejtues të “ZF Group”.

Ai theksoi se “ZF Group”  do të optimizojë gjurmën strategjike në Kinë dhe do të drejtojë zhvillimin e fuqishëm të lëvizshmërisë së gjeneratës së ardhshme.

Renee Wang, zv.drejtoreshë ekzekutive, si dhe presidente e “ZF China” dhe “Operation Asia Pacific” e “ZF Group”, tha se Guangzhou është qendra e inovacionit të industrisë së automobilave në Kinën jugore dhe se distrikti Huadu shërben si një pikë kyçe për zhvillimin e industrisë së automobilave.  Sipas saj, Qendra Teknike Guangzhou dhe fabrika e re e elektronikës pasqyrojnë lokalizimin e aftësive thelbësore të kërkimit dhe zhvillimit të “ZF”, si dhe atë të të gjithë zinxhirit të furnizimit.

“Ne do të përdorim në mënyrë efektive si burimet globale ashtu edhe ato lokale, do të rrisim investimet në tregun kinez vazhdimisht, do të përmirësojmë aftësitë bazë lokale të kërkimit dhe zhvillimit dhe aplikacionet teknologjike, do të forcojmë kapacitetin e zhvillimit të softuerit dhe integrimin e sistemeve, do të përshpejtojmë procesin e lokalizimit të zinxhirit të furnizimit, veçanërisht të komponentëve kritikë, për të plotësuar kërkesën e tregut vendas dhe për të kontribuuar në transformimin e industrisë kineze të automobilave”, tha ajo.

Qendra Teknike Guangzhou do të ngrihet në disa faza ndër vite, me ndërtesa zyra, ndërtesa laboratorike, punëtori, pista testimi dhe objekte të tjera të ngjashme.  Fabrika e elektronikës do të rrisë më tej kapacitetin e prodhimit për drejtim inteligjent dhe produkte softuerike, si dhe do të ndërtohet në një fabrikë globale shumë e automatizuar dhe inteligjente.